Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, po qëndron në Brazil me rastin e inaugurimit të Presidentit të posazgjedhur Jair Bolsonaro. Ai shfrutëzoi rastin për një ‘blic’ takim me Mike Pompeon e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Diku në korridoret e Presidencës së Brazilit, superfuqisë nga Amerika Latine, Ministri i Jashtëm i Srbisë Ivica dacic u takua shkurtimisht me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeon, me të cilin thotë se kanë biseduar edhe rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ishte një takim i shkurtë dhe njoftova lidhur me gjendjen e dialogut midis Prishtonës dhe Beogradit”, ka thënë Dacic, për agjencinë serbe të lajmeve, tanjug.
Pas këtij takimi thuhet se Dacic ka thënë poashtu se e ka ftuar Mike Pompeon që ta vizitojë Beogradin.
Ndryshe javë më parë, Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka dërguar letra në adresë të Presidentëve Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi, në të cilën ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për mbeshjtetje të një marrëveshje të shpejtë ndërmjet dy shteteve dhe i ka ftuar të dy Presidentët të shkojnë në nënshkrimin e një marrëveshje historike në Shtëpinë e Bardhë në Washington, ku edhe do të ketë karrota për Prishtinën dhe Beogradin.