Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare. Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit.

Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, nipin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Bartësi i listës është Daçiq, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është planifikuar të mbahen më 17 dhjetor.

Të ngjashme