Daka: Procesi i votimit po shkon në rregull

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 10:02 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se KQZ-ja është e gatshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të raundit të dytë në Drenas, ku po votohet për kryetar të kësaj komune.

Ajo ka thënë se KQZ-ja është e përkushtuar t’i organizojë zgjedhjet ashtu siç e parasheh edhe ligji, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj që sikurse raundi i parë, edhe balotazhi do të shkojë mirë pa incidente dhe qytetarët e Drenasit duhet ta respektojnë të drejtën e votimit”, ka deklaruar Daka gjatë monitorimit në Qendrën e Votimit në shkollën “Fehmi Lladrovci”.

Ajo ka thënë se pavarësisht se në raundin e parë kishte disa incidente të vogla, ato nuk kanë ndikuar në prishjen e procesit të rregullt zgjedhor.

Daka ka kërkuar që mos të ketë manipulime me vota.

Kujtojmë se në Drenas, për të marrë drejtimin e komunës, në balotazhin e së dielës, përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i Nisma për Kosovën.

valdete-daka-zgjedhjet1valdete-daka2valdete-daka33valdete-daka11

Të ngjashme