Krijimi i një trupe të përbashkët është veprimi i vetëm që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Udhëzimi i përbashkët për shënjimin e kufirit shtetëror si dhe krijimi një trupe të përbashkët- parashihen me Marrëveshjen e demarkacionit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por ende nuk dihet se kush do të jenë anëtarët e kësaj trupe nga ana e Kosovës. Në kabinetin e Haradinajt, kanë kërkuar t’i referohemi takimit të fundit mes kryeministrit dhe Komisionit shtetëror, më 27 mars.
Që prej miratimit të demarkacionit më 21 mars, ky është takimi i dytë mes kryeministrit dhe komisionit.