Dalin detaje të reja për vdekjen e Princeshës Diana

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Plaga që mori Princesha Diana nuk do të duhej t’ia merrte jetën, argumenton patologu më i lartë i forenzikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Dr. Richard Shepherd, i cili hetoi vdekjen e Princeshës së Uellsit, thotë se plaga e saj ishte tepër e vogël, por shkaktoi vdekjen e saj pasi ishte në një vend të gabuar, i fshehur thellë në mushkëri, njofton Klan Kosova.

“Lëndimi i saj specifik është kaq i rrallë, që në tërë karrierën time nuk besoj se kam parë një tjetër të tillë”, shkruan Shepherd në një libër të ri, të botuar në The Daily Mail Sunday.

“ Në qoftë se ajo do të ishte ulur vetëm në një kënd pak më ndryshe. Nëse ajo do të kishte lëvizur vetëm pak, kjo ndoshta nuk do të ndodhte”.

Plagët që goditën nënën e dy fëmijëve në në vitin 1997 në një aksident me veturë në një tunel në Paris ishin fatale.

Por një gjë që dihet është se shpëtimi i saj me të vërtetë ishte plotësisht nën kontrollin e saj, argumenton Shepherd.

“Nëse vetëm ajo do të kishte veshur një rrip sigurie. Sikur ajo të ishte e përmbajtur, ndoshta do të shfaqej në publik dy ditë më vonë me një sy të zi, ndoshta paksa pa frymë nga brinjët e thyer dhe me një krah të thyer, por jo e vdekur”.

Të ngjashme