Dalin pamjet: Kryeministrja italiane nën shoqërinë e Edi Ramës në Vlorë

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka disa ditë që po qëndron në Shqipëri, me ftesë të homologut të saj shqiptar, Edi Rama.

Ajo ka zgjedhur Vlorën për pushime, ndërsa prej pasdites të së hënës Meloni dhe familja e saj kanë qenë të vendosur në rezidencën qeveritare në Vlorë, raporton Klankosova.tv.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar vazhdimisht për këtë vizitë, mirëpo ka qenë thuajse e pamundur që të sigurohen pamje të tyre në publik.

Klankosova.tv ka arritur të sigurojë një foto nga dyshja duke shëtitur rrugëve të Vlorë.

Edhe Klan News ka raportuar gjatë ditës së djeshme për këtë vizitë.

“Në mesditë kamera e televizionit Klan ka arritur të fokusojë momentet kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni së bashku me familjarët e saj kanë lënë rezidencën qeveritare në Vlorë për të pushuar në bregdetin jonian. Një skaf i autoriteteve shqiptare e ka shoqëruar atë drejt Dhërmiut, në rezidencën qeveritare ku ndodhet kryeministri Rama”, raportonte dje Klan News.

Kryeministrja italiane është e shoqëruar në këtë vizitë private 2 ditore nga bashkëshorti i saj, vajza e saj si dhe e motra dhe bashkëshorti i saj.

Vizita e saj u lajmërua nga mediat italiane ndërsa mikpritësi i saj kryeministri Rama nuk ka bërë ende asnjë koment në rrjetet sociale për shkuarjen e saj në Vlorë.

Masat e sigurisë kanë të shtuara në rezidencën qeveritare ndërsa pak metra larg saj pushuesit ishin kuriozë të shohin kryeministren italiane që njësoj si ta ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.

Të ngjashme