Dalin shtesat për punonjësit e arsimit

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sot ka ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik, raporton Paparaci.

Në këtë ekzekutim janë përfshirë edhe shtesat prej 50 euro që ishin paraparë për punonjësit e arsimit në Kosovë.

Kështu njoftoi për Paparacin, nënkryetari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri.

“Po pagat janë paguar dhe një shtese prej 50 euro”, tha ai shkurtimisht për mediumin.

Në anën tjetër, ende nuk janë proceduar shtesat prej 50 euro ndaj punëtorëve të administratës dhe nga 100 euro për zyrtarët e ndërmarrjeve publike.

Zëvendësministri i ministrisë së Financave,  Resul Makreshi theksoi se sipas të gjitha gjasave ka pasur probleme teknike që nuk janë ekzekutuar ato.

Por sipas tij, është çështje ditësh derisa të realizohet edhe kjo procedurë.

Të ngjashme