Dalipi: Kemi planin zhvillimor për investime të qëndrueshme, në fokus ekonomia, siguria, sundimi i ligjit e qeverisja e mirë

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës tashmë ka një plan zhvillimor për krijimin e mundësive në bazë të planit të ri të rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Shefi i kabinetit të kryeministri, Luan Dalipi, ka thënë në panelin e Forumit për Investime të Qëndrueshme, me temën, “Krijimi i aksionit për ndryshimin e transformimit – Prioritetet e Qeverisë dhe mundësitë e planit të ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, se në fokus të planit të ekzekutivit është ekonomia, siguria, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, e tjera, raporton Ekonomia Online.  

“Qeveria e Kosovë ka një plan kombëtar zhvillimor, ekonomia, siguria, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, zhvillimi në arsim, shëndetësi, shërbime sociale. Sa i përket planit evropian për zhvillim, disa prej fushave kyçe që i kemi identifikuar janë të lidhura me qeverisje. Zvogëlimin e ngarkesës administrative, reformën e përgjithshme administrative, punësimin e njerëzve të duhur në pozitat e duhura deri tek menaxhimi i fuqishëm i financave publike. Kemi qenë në gjendje që ta menaxhojmë borxhin shtetëror. Normalisht kur flasim për biznes jemi të përkushtuar që përmes ligjit për investime, të përfshijmë edhe tranzicionin digjital dhe të gjelbër të sektorit privat, por gjithashtu edhe digjitalizimin e shërbimeve publike”, ka thënë Dalipi.

Ndërsa, Sergiy Maslichenko, drejtor i BERZH-it në Kosovë, ka thënë se strategjia e tyre është përafruar me strategjinë e Qeverisë.

“Prioritet kryesor është përfshirja e rikuperimit dhe zhvillimit të sektorit privat. E dyta të mbështete Kosova me tranzicionin e energjisë së gjelbër, është e qartë se sa e rëndësishme është që ta bëjmë Kosovën efikase dhe të gjelbër. Masat për efiçiencën e energjisë përmirëson rehati, por e ulni edhe faturën e energjisë kjo është përtej përfitimeve mjedisore. Dhe e treta është lidhja rajonale që është theksuar disa herë. Është e rëndësishme që Kosova të mbështetet me këto projekte infrastrukurore, hekurudha, rrugët, transporti, që ta bëjmë Kosovën pjesë të ekonomisë evropiane. Plani zhvillimor i mbulon të gjitha këto”, theksoi ai.

E Anita Kovacic, drejtoresh e Raiffeisen Bank në Kosovë,

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm, me të ardhme e Kosovës, me integrimin e Kosovës në BE, ne jemi këtu që të përkrahim këtë tranzicion. Ne si Raiffeisen Bank jemi optimist sa i përket rajonit dhe Kosovë dhe besojmë që ku transferim është i nevojshëm. Qëndrueshmëri është diçka që mund ta planifikon në të ardhmen. Për të qenë të qëndrueshëm, ju duhet të punoni në të gjitha nivelet. Ne duhet të jemi të kujdesshëm se ku i investojmë parat. Mund të themi që Kosova ka një potencial shumë të madh dhe Ballkani Perëndimor shihet si një rajon. Por kur punon në këtë rajon atëherë e kupton që ka shumë llojshmëri dhe diversitet”, ka thënë ajo.

Forumi për Investime të Qëndrueshme do të vazhdojë edhe me panele tjera për të diskutuar me qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave në vend.

Të ngjashme