Duket se thirrjet për dalje masive në zgjedhje kanë pasur efekt.
Në zgjedhjet e kaluara nga 1.888.059 persona që kanë pasur të drejtë vote, 777. 093 kanë ushtruar të drejtën e tyre. Kjo ishte 41.16% dalja totale në votime e qytetarëve.
Tani që KQZ ka publikuar të dhënat e 99.41% të vendvotimeve, dalja ka qenë dukshëm më e madhe.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 1.972.466 qytetarë. Ndërsa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 850.765 qytetarë apo 44.06%.
Rezultatet në kohë reale mund të i shikoni këtu.
Zgjedhjet e parakohshme në vendin tonë erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe shpërbërjes së Kuvendit.
Deri më tani ka pasur shumë pak parregullësi dhe duket se këto zgjedhje do të hyjnë në histori të vendit si zgjedhjet me më së paku incidente.
Zgjedhjet janë monitoruar nga organizatat joqeveritare dhe misioni i BE’së në Kosovë.