Një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Ramadan Krasniqi – Dani, feston sot 68-vjetorin e lindjes.
Dani është një prej artistëve më të dashur të skenës shqiptare, me një karrierë që shtrihet në disa dekada dhe numëron dhjetëra hite që vazhdojnë të dëgjohen nga publiku.
Përmes zërit të tij karakteristik dhe interpretimit të veçantë, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare, duke fituar respektin dhe dashurinë e brezave të ndryshëm.
Me rastin e ditëlindjes, artisti ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij.