Darawasha, gjyqtarja arabe që ndan drejtësinë në elitën izraelite

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Sanaa Darawsha kujton përvojën më të dhunshme të jetës së saj, momentin e vitit 2013, kur asaj i është dashur të ndërhyjë në një përleshje ku ishin përfshirë tre futbollistë dhe në këtë proces mori një goditje të fortë me bërryl në gojë.

“Ajo goditje më theu dhëmbët”, kujton Darawsha.

Darawsha qesh me këtë situatë gjatë një pasdite të ftohtë në universitetin “De Monfort” të Leicesterit. Ky është momenti i vetëm kur ajo është në gjendje të pushojë, pasi ka folur për më shumë se një orë për të gjitha përvojat që i ka kaluar. Të gjitha ishin serioze sikurse toni i Darawshas derisa i tregonte ato, shkruan sot Koha Ditore.

Me vetëm 20 vjeç, Darawsha u bë gjyqtarja e parë arabe në rangun elitar të futbollit në Izrael, një arritje e jashtëzakonshme që i kërkoi asaj të kapërcejë fatkeqësinë, abuzimin dhe kundërshtimet e familjes. Të tjerët do të ishin dorëzuar, por jo edhe Darawsha që mbijetoi dhe lulëzoi. Tani në moshën 28-vjeçare, ajo dëshiron të ndihmojë femrat e tjera në Izrael të arrijnë ëndrrat e tyre. Prandaj prania e saj në universitetin “De Montfort” për të studiuar shkallën master për menaxhimin, ligjin dhe shkencat humane të sportit.

“Nëse je femër në Izrael, atëherë e krijon ndjenjën se sporti nuk është për ty. Unë dua të krijoj infrastrukturën e nevojshme që femrat të luajnë rol të rëndësishëm në sport, sidomos në futbollin e Izraelit. Unë e kam strategjinë për ta jetësuar këtë, pasi janë disa femra të përfshira në futboll”, thotë ajo. “Po i përfundoj studimet për të kuptuar se çfarë po ndodh jashtë Izraelit, ku gjithnjë e më shumë ka femra në futboll”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme