Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se rasti i Astrit Deharit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.
“Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”.
“Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit”.