Shefi i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ta rritur në 100% taksat ndaj mallrave të Serbisë, njofton Klan Kosova.
Ai tha se ky vendim është një hap i duhur.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë ishte i duhur, por besoj që është i pamjaftueshëm sepse me të gjitha shtetet duhet të ketë një qasje të reciprocitetit”, tha Sejdiu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Tregtia e jashtme është pjesë e politikës së jashtme. Në këtë drejtim, vendimi ishte i duhur. Duhet të ecim tutje me reciprocitet të plotë, jo vetëm karshi Serbisë, por ndaj çdo vendi i cili e sfidon apo cenon subjektivitetin tonë”.
“Besoj që shumë prej produkteve mund të zëvendësohen me produkte vendore. Në dy drejtime ishte hap i duhur: që të vetëdijësohemi që produktet vendore janë cilësore, dhe sepse më shumë i besoj prodhimit vendor sesa një prodhimi në Serbi”.