Grupi Deputetëve të Pavarur të Kosovës, do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja, ku do të diskutohet për caktimin e një date për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Ata në këtë tryezë do të përfaqësohen me shefin e grupit parlamentar, Dardan Sejdiu.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar deputeti nga ky grup Frashër Krasniqi.
AAK, Nisma e AKR janë partitë tjera parlamentare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK, që do të mbahet sot në ora 13:00.
Ndërsa, PDK ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, sikurse edhe Vetëvendosje