“Dardani” më i ri nga Tropoja: Ja kush më bindi t’i bashkohem Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane. 20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor.

Ai ka vendosur t’i bashkohet Kosovës edhe pse është nga Tropoja dhe përveç Suedisë, do të mund t’i bashkohej edhe Shqipërisë.

Sylisufaj ka konfirmuar që do t’i bashkohet Kosovës, duke treguar edhe arsyen për këtë zgjedhje.

“Pas takimit me menaxherin e U21, Zgjim Sojeva dhe presidentin e federatës së futbollit, Agim Ademi, unë do ta përfaqësojë Kosovën. Shihemi edhe pak. Forca Kosova!”, u shpreh Sylisufaj.

Të ngjashme