Daut Haradinaj: “4 Lullat” do ta nxjerrim nga kaosi që e mbizotëron

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar rrugën Bajram Kelmendi, e njohur si 4 Llullat.

Përmes një videomesazhi në profilin e tij në facebook, Haradinaj është shprehur se kjo pjesë e qendrës së qytetit gjindet në kaos për vite të tëra.

Sipas Haradinajt, problemet me infrastrukturë në këtë pjesë të kryeqytetit po e bëjnë të vështirë jetesën e banorëve.

Haradinaj u zotua se këtë pjesë e cila gjendet në zemër të Prishtinës, do ta nxjerr nga ky kaos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme