Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, tha sot se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës vazhdon dhe se Bashkimi Evropian vazhdon të luajë rolin e saj.
Ai iu tha gazetarëve se në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutuan zbatimin e drejtë të disa aspekteve të marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të tjera në dialog.
Duke folur për hapjen e kapitujve të Serbisë, Davenport ka thënë se Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimet e saj kur është fjala për hapjen e kapitullit të ardhshëm, duke rikujtuar se tani para së gjithash bëhet fjalë për kapitullin e pestë që ka lidhje me prokurimin publik, transmeton Klan Kosova.
“KE ka bërë rekomandimin, tani i mbetet shteteve anëtare për të vendosur”, ka thënë Davenport.