David dhe Victoria Beckham po ashtu morën pjesë në koncertin e organizuar nga Lady Gaga “One World: Together At Home” të shtunën.
Çifti dërgoi një mesazh nga shtëpia e tyre luksoze në Cotswolds për ngjarjen globale të shtunën në mbrëmje, duke u bashkuar me një numër të madh të të famshmëve që ishin pjesë e këtij evenimenti madhështor.
Derisa po flisnin nga shtëpia e tyre, dyshja thanë se ‘nëse ka një gjë të mirë nga kjo pandemi globale’, është se ‘ne mund të kalojmë kohë më shumë së bashku si familje’.
David, i cili me Victorian dhe tre fëmijët e tyre, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 dhe Harper, tetë vjeç, është izoluar në Cotswolds, filloi mesazhin duke thënë:
“Është e shkëlqyeshme të bashkohemi me ju për këtë ngjarje të mahnitshme. Nëse ka ndonjë rresht argjendi që vjen nga kjo situatë, është të kaloni kohë së bashku si familje dhe për këtë jemi mirënjohës”.
“Ne e dimë që ka njerëz atje që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të gjithëve të sigurt, ne duam të bashkohemi me të gjithë juve për t’ju thënë një falënderim masiv për ta”.
“Falënderimet tona u drejtohen të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, të cilët po punojnë kaq shumë duke i lënë familjet e tyre të shkojnë në punë për të na mbrojtur ne dhe fëmijët e tyre”, ka thënë në anën tjetër Victoria.
“One World: Together at Home” gjithashtu është organizuar edhe nga “Global Citizen” dhe World Health Organization (WHO)”.