Kryeministri i Kosovës është deklaruar për media për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se janë në komunikim me kryetarët e partive opozitare dhe në momentin kur ka rezultate do të njoftojnë.
“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, ka thënë Kurti.