Davor Shuker rizgjedhet president i Federatës së Futbollit të Kroacisë

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 15:26 | Nga

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) ka rizdhedhur Davor Shuker-in për president, i cili gjithashtu ishte kandidati i vetëm për këtë post, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 48 vota të delegatëve “për”, tre të përmbajtur dhe një “kundër”, në Zagreb në krye të HNS-së sërish u zgjodh Davor Shuker.

Shuker pas rizgjedhjes së tij iu drejtua përfaqësuesve të federatave të qarqeve dhe falënderoi për rizgjedhjen e tij në këtë funksion.

“Ne të gjithë e dimë se çka është kontinuteti, e dimë të gjithë që jemi në futboll. Një problem i madh në Kroaci është se një numër gjithnjë e në rritje i njerëzve duan një aktivist sportiv të çastit”, tha Shuker.

Dario Shimiç kishte mbështetjen e tre federatave të qarkut, që nuk ishte e mjaftueshme për kandidaturën për pozitën e kreut të futbollit kroat.

Me zgjedhjen e presidentit, bëhet edhe konstituimi i Lidhjes së Bordit Ekzekutiv të HNS-së.

Asambleja Zgjedhore e HNS-së, e cila po mbahet sot është siguruar nga një numër i madh policësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme