De Bryune afër marrëveshjes së re me Manchester Cityn

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 17:15 | Nga

Manchester City janë afër që të arrijnë marrëveshje me Kevin De Bruynen për kontratën e re edhe pse ai kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germain.

PSG ishte afër që të nënshkruante me lojtarin në vitin 2015, por francezët dështuan në atë kohë, ndërsa edhe tani nuk e kanë humbur interesimin për lojtarin.

Madje klubi nga Ligue 1 në atë kohë kishte marrëveshje personale me De Bruynen para se ky të largohej nga Wolfsburg.

Por ardhja e Angel Di Marias nga Manchester United e stopoi marrëveshjen.

De Bruyne ka thënë se tani është 10 për qind i përkushtuar te City dhe është i lumtur që punën me Pep Guardiolan.

Një burim brenda klubit, i ka thënë goal.com se marrëveshja e re mes palëve është shumë afër.

Agjenti i De Bruynes, Patrick De Koster, kishte thënë javën e ardhshme se do të takohet me krerët e klubit anglez për të diskutuar për një kontrata të ngjashme me Neymarin dhe Kylian Mbappe që marrin te Parisi.

Sipas goal, lojtari do të përfitojë 250 mijë funte në javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme