Djajtë e Kuq kanë vendosur ta hapin kuletën.
Ata pritet që për ta mbajtur në skuadër portierin David De Gea, t’ia rrisin rrogën.
Me kontratën e re ylli i Manchester United do të bëhet jo vetëm portieri, por edhe futbollisti më i paguar në Premier League, shkruan Mirror.
365 mijë funta në javë pritet të përfitojë spanjolli, me çka do ta tejkalojë bashkëlojtarin Alexis Sanchez dhe yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Përndryshe kontrata e tanishme De Geas i skadon në fund të viti tjetër.