David de Gea pa dyshim ka qenë një nga portierët më të mirë në tri vitet e fundit.
Spanjolli ka pasur performanca të jashtëzakonshme edhe në ndeshjen e fundit ndaj Watford, të cilën United e fitoi me rezultatin 1:2.
Pas kritikave që iu drejtuan 27 vjeçarit, nga paraqitjet e Kampionatit Botëror, ai u kthye për të bërë pritjen fantastike ndaj Watford e cila i siguroi tre pikë “djajve të kuq”.
Koment për portierin pati edhe ish anëtari i United, Foster.
Ai e ka krahasuar De Gean me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
“Ai është Messi i portierëve. Ai është më i miri ndër vite. Disa nga pritjet e tij “të lënë pa frymë”. Ai e bënë këtë gjithmonë” ka thënë Foster.
De Gea definitivisht ka qenë pika më e fortë e United në tri sezonet e fundit. /Lajmi.net/