Sevilla dhe Manchester United kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë ndërmjet Sevillas dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar baras 0:0.
Spanjollët nga minuta e parë e deri në të fundit ishin skuadër dominuese, por pavarësisht kësaj nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Më meritori për këtë ishte portieri David de Gea, i cili bëri mbi 10 pritje në këtë takim.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në Old Trafford të Unitedit.