De la Rosa: E-prokurimi ndihmon luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 12:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar trajnimi për procesin e E-prokurimit dhe etikën afariste, i mbështetur nga USAID.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it, Mike de la Rosa, tha se implementimi i E prokurimit do të mundësoj luftimin e korrupsionit, raporton EO.

Ai po pret që përmes trajtimeve që po ofron USAID-i, të ulet kostoja e procesit të prokurimit si dhe të rritet besimi në këtë proces.

De la Rosa ka porositur qytetarët që të janë këmbëngulës duke kërkuar llogari nga zyrtarët qeveritar që të jenë sa më transparent.

“Implikimet e këtij trajnimi presim që të jenë ulja e kostos së gjithë procesit dhe rritja e besimit në prokurimit publik nga ata që janë këtu në vend dhe ata që janë jashtë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Diçka që i kushtojmë rëndësi të veçantë është luftimi i korrupsionit dhe ky di të jetë një instrument i luftimit të korrupsionit. Me këtë prokurim do të luftojmë korrupsionin dhe të ndihmojmë zhvillimin ekonomik, por nevojitet përkushtimi i të gjithëve dhe kur të gjithë ju si individ bëheni më këmbëngulës duke kërkuar që zyrtarët qeveritar të jenë më transparent kjo është një kulturë që do të lëshoj rrënjët për më tutje”, tha ai.

Kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, tha se kanë arritur që të ofrojnë një instrument që rrit besimin dhe lehtëson punën.

“Vitin e kaluar e kemi kaluar një cikël të trajnimit për zyrtar publik dhe radha është që ti trajnojmë të gjithë akterët që marrin pjesë në prokurim publik dhe të tjera. Ne kemi dizajnuar një projekt i cili përfshin njohurit të domosdoshme për të arritur operatori ekonomik që ta përdorë në mënyrë që puna të rezultojë e suksesshme në platformën elektronike”, sqaroi ai.

Hoxha tha se nga 1 janari i tërë ofertimi të jetë në mënyrë elektronike.

 

Të ngjashme