Dean Henderson e zbulon të ardhmen e tij: Te United vetëm si portier i parë

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Dean Henderson është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier.

Portieri i talentuar anglez është i huazuar nga Manchester United te Sheffield United ku ka treguar formë të lartë.

22-vjeçari e ka mbajtur në 10 ndeshje portën e pa prekur nga 27 sa i ka zhvilluar, duke pranuar vetëm 22 gola.

Tifozët e United duke parë disa gabime të De Geas kanë kërkuar rikthimin e Henderson në Old Traford.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Mail, portieri i ka zbuluar miqve të tij edhe bisedat që ka pasur me drejtuesit e klubit.

Reprezentuesi anglez u ka treguar miqve dhe të afërmeve se mund të rikthehet në United në fund të sezonit vetëm nëse Djajtë e Kuq arrijnë ta shesin De Gean, për t’ia dhuruar fanellën e titullarit Hendersonit.

Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë Henderson do të vazhdoj kontratën me Manchester United, por që do të huazohet edhe për një tjetër edicion te Sheffield.

United i ka premtuar portierit se nuk do ta ndalin në Old Traford për ta mbajtur në bankën rezervë.

E falë formës së mirë me Sheffieldin, Henderson po kërkohet nga skuadra të mëdha si Chelsea, Arsenal e Paris Saint Germain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme