Dëbohen sepse janë me menstruacione, gratë indiane izolohen në kasollet e periodave

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Në disa fise në Indi ekziston rregulli i çuditshëm, se gratë me menstruacione duhet të izolohen në kasolle të posaçme, në ditët e tyre të vështira të muajit.

“Kasollet e periodave” ku mijëra gra dhe vajza fisnore dëbohen gjatë menstruacioneve në shtetin perëndimor indian të Maharashtra po restaurohen.

Një shoqatë bamirëse me bazë në Mumbai, Shoqata e Mirëqenies Sociale Kherwadi, po zëvendëson kasollet kryesisht të rrënuara , të njohura si ‘kurma ghar ose gaokor’,  me shtëpi moderne me shtretër, tualete të brendshme, ujë të rrjedhshëm dhe panele diellore për energji elektrike, raporton BBC.

Në qendër të vëmendjes  është vendosur nevoja për të luftuar stigmën që lidhet me atë që është një funksion i natyrshëm trupor. Kritikët thonë se një strategji më e mirë do të ishte të hiqen qafe krejt kasollet e periodave. Por aktivistët thonë se kasollet u ofrojnë grave një vend të sigurt për të shkuar, nëse ‘turpi’ prej periodave vazhdon ende.

Dëbohen sepse janë me menstruacione,  gratë indiane izolohen

Në Indi, periodat kanë qenë prej kohësh një tabu, me gratë me menstruacione, të konsideruara të papastra dhe të detyruara të jetojnë nën kufizime të rënda. Atyre u ndalohet funksioni shoqëror dhe fetar dhe u ndalohet hyrja në tempuj, faltore madje edhe në kuzhina.

Por përjashtimi me të cilin përballen gratë e fiseve Gond dhe Madia në Gadchiroli, një nga rrethet më të varfra dhe më të pazhvilluara të Indisë, është ekstrem.

Besimet e tyre tradicionale nënkuptojnë që ato duhet të kalojnë pesë ditë, çdo muaj në një kasolle, e vendosur kryesisht në periferi të fshatit buzë pyllit. Gratë  nuk lejohet të gatuajnë ose të marrin ujë nga fshati dhe duhet të varen nga ushqimi dhe uji që i ofrojnë banorët vendas.

Nëse një njeri i prek ato, ai duhet të lahet menjëherë sepse edhe ai bëhet “i papastër nga shoqëria”.

Pas rregullimit të kasolleve të periodave, gratë e fshatit Tukum , ku u ndërtua kasollja e parë moderne  e periodave  vitin e kaluar , thonë se jeta e 90 grave dhe vajzave me menstruacione në fshatin e tyre, tashmë është bërë më e lehtë.

Dëbohen sepse janë me menstruacione,  gratë indiane izolohen

Surekha Halami tha se kishte frikë se po të sfidonin traditën, ajo  do të përballej me zemërimin e perëndive dhe do të sëmurej.

“Gjyshja dhe nëna ime shkuan në kurma ghar, unë shkoj atje çdo muaj dhe një ditë do të dërgoj edhe vajzën time atje,” tha ajo.

Chendu Usendi, një plak i fshatit, i tha BBC se tradita nuk mund të ndryshohej sepse “është dekretuar nga perënditë tona”.

Të ngjashme