Është arrestuar një person në Deçan pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, njofton Klan Kosova.
Viktima pas tretmanit mjekësor, me pëlqimin e saj ka shkuar tek familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.