Kandidati për deputet nga Alternativa, Ilir Deda, në emisionin “DEBAT D” në RTV Dukagjini, ka thënë se qeverisja e PDK-së i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës.
“Është hera e parë në këto 18 vite që qytetarët e Kosovës e kanë thjesht me zgjedh. Janë tri grupime politike ku dy luftojnë për vendin e parë, pra jemi ne edhe PDK-AAK-Nisma”, tha Deda, në emisionin “DEBAT D” në RTV Dukagjini,
“Kemi qenë për krijimin e fronit të gjerë LDK-LVV-AKR- Alternativa, i cili do të hynte si koalicion parazgjedhor. Ne kemi nisur këto diskutime’, tha Deda.
Në emisionin “DEBAT D” në RTV Dukagjini, Ilir Deda nga Alternativa përball gazetarëve Arben Ahmeti dhe Muhamet Hajrullahu, ka folur për koalicionin me LDK-në dhe AKR-në, si erdhi deri tek nënshkrimi i këtij koalicioni, rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe shumë çështje të tjera.