Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë ka kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kjo degë sipas njoftimit të dërguar për media aludon se përfaqësuesit e BE-së, Toril Lund nga Norvegjia dhe Antonio Villacis nga Estonia mbështesin kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, Zenun Elezaj.
Njoftimi i plotë i degës së PDK-së në Klinë:
“Kërkojmë sqarime nga zyra e BE-së në Kosovë rreth pozicionit të tyre në këto zgjedhje dhe rreth kësaj komunikate të AAK-së meqenëse janë parafrazuar në të dhe a janë të vërteta pohimet e thëna në komunikatën e AAK-së. A është misioni i tyre vetëm vëzhgues apo përkrahës të njërit apo kandidatit tjetër për kryetar komune në Klinë?
Në bazë të deklaratës së degës së AAK-së, del se përfaqësuesit e BE-së, Toril Lund nga Norvegjia dhe Antonio Villacis nga Estonia mbështesin kandidatin e AAK-së.
Dëshirojmë të ja përkujtojmë misionit të BE-së se ata në këtë proces janë vetëm monitorues, vëzhgues të fushatës elektorale dhe procesit të votimit.Prandaj kërkojmë nga zyrtarët e BE-së që të sqarojnë këtë rast.
Pikërisht këta zyrtare të BE-së, janë takuar dy herë me kryetarin e Komunës dhe kandidatin e PDK-së, Sokol Bashota, dhe kanë treguar se roli i tyre është vetëm si vëzhgues.Por sipas komunikatës së AAK-së, ata publikisht qenkan deklaruar se mbështesin kandidatin e AAK-së.Dega e PDK-së në Klinë, ka raporte shumë të mira me përfaqësuesit e BE dhe ka mirëpritur rolin e tyre në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.