70 anëtarë të rinj i janë bashkuar Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, përcjell Ekonomia Online.
“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon që mbetet alternativa më e mirë dhe më e hapur për të rinjtë. Platforma jonë e cila ka qendër avancimin e të rinjve të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë aktive e politikës dhe vendimmarrjes çdo ditë e më shumë po përqafohet gjithandej Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së
“Sot, Degës së PDK-së në Gjakovë i janë bashkuar edhe 70 anëtarë të rinj të profileve të ndryshme, duke e pasuruar dhe fuqizuar degën tonë atje. Ju priftë e mbara!”, shkruan tutje aty.