Gjashtë degë të LDK-së në diasporë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit si për pandeminë ashtu edhe ato politike.
“Degët e LDK në Diasporë mbështesin vendimet e Kryesisë Qendrore dhe KP,dhe kemi besim që nëse i ofrohet mundësia e themelimit të Qeverisë, LDK do të jep maksimumin në themelimin e një Qeverie së përgjegjshme dhe kompetente për të udhëhequr vendin në këto momente kritike qoftë si pasojë e pandemisë, poashtu dhe gjendjen e vështirë ekonomike që do të jetë prezente pas pandemisë”, thuhet në deklaratë.
“Ne presim me të drejtë që filozofia e Presidentit Rugova; integrimet evropiane dhe miqësia e përhershme me ShBA-të, do të jetë prioritet mbi prioritete e Qeverisë në ardhje e Republikës së Kosovës”.