Stagnimi politik i Kosovës, mosliberalizimi i vizave, mospranimi në institucione ndërkombëtare, mosnjohjet e reja, thjesht dhe qartësisht, janë pasojë e drejtpërdrejtë e degradimit të frikshëm të raporteve politike të Kosovës me perëndimin.
Sepse, të gjitha sukseset e Kosovës, njohjet, avancimet ndërkombëtare, pranimi në organizata ndërkombëtare, konsolidimi i shtetit, janë rrjedhojë e përfshirës së plotë të perëndimit në krye me Amerikën në punët tona.
Logjikisht, meritë e tyre dhe aftësi e jona të ecim me ta.
Krejt tjerat rrëfime politike janë sa për të ushqyer tallavanë tonë politike.
Pra, sot, është koha e fundit, e fundit në kuptimin jetik të fjalës, që ta pastrojmë shikimin dhe të
dalim nga kjo mjegull e tmerrshme politike dhe të ecim krahë për krahu me perëndimin.
T’ia shtrëngojmë fort Amerikës dorën.
Kjo s’është ligështi, është vetëdije e vizion.
Ky është vizion dhe shpreh dinjitet.
Përndryshe, tallavaja jonë do të lulëzojë, por Kosova asnjë sukses s’ do të shënojë. Për të kundërtën, jam i sigurt.
Rrokullisja tashmë ka filluar.
Nëse s’ e ndalim këtë rrokullisje, tronditja mund të jetë fatale.