Kanye West ka bërë një rrëfim sensacional duke deklaruar se ka tentuar të shkurorëzohet nga Kim Kardashian prej se ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel.
Në shpërthimin e tij në rrjetet sociale, 43-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij kishte insistuar të takohej me Meek Mill për të folur lidhur me reformat e burgjeve, ndërsa e ka kritikuar nënën e saj, Kris Jenner, duke e etiketuar si “Kris Jong-Un”.
Njëherësh, ka thënë se gruaja dhe vjehrra e tij kishin tentuar ta shtrinin në spital pas kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Daily Mail.
Kanye e kishte shpallur kandidaturën e tij më 4 korrik, mirëpo nuk ka zhvilluar një fushatë të duhur presidenciale për zgjedhjet aktuale, ndërkohë që ka mbetur e paqartë nëse kjo është një parapërgatitje që ai të kandidojë fuqishëm në vitin 2024.
Duke e akuzuar Kimin dhe nënën e saj për përpjekjet për ta izoluar në spital, ai ka rrëfyer njëherësh se ylli televiziv kishte dashur ta abortonte vajzën e tyre, North, e cila tash është shtatëvjeçare.
Sidoqoftë, ai i ka fshirë të gjitha postimet që i ka bërë për Kardashian brenda një ore pas publikimit. Megjithatë, tashmë është e qartë se raportet e West me gruan dhe familjen e saj nuk janë të mira.