Deklarohen të pafajshëm katër të akuzuarit për grabitje të armatosur nëpër pompa të derivateve, për tre të tjerë veçohet procedura

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Lorik Drenica, Zenel Amrllahu, Fatlum Shamolli dhe Argjend Ademi, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën se gjatë vitit 2022 në disa pika të pompave të derivateve të naftës, kanë grabitur shuma të parave.

Deklarimin rreth fajësisë katër të akuzuarit e bënë në seancën fillestare, të enjten, pasi që aktakuza u konsiderua e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, sipas Prokurorisë akuzohen Valmir Shala, Lorik Drenica, Zenel Amrllahu, Fatlum Shamolli, Bleron Mejzinolli, Endrit Shala dhe Argjend Ademi, të cilët thuhet se në bashkëkryerje e në vazhdimësi, të maskuar e të armatosur, me qëllim të përftimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme nga pompat e derivateve të naftës, kanë grabitur shuma të ndryshme të parave.

Paraprakisht në këtë seancë, gjykata pas marrjes së mendimit nga prokurori Ilaz Beqiri, mbrojtësit e të akuzuarve Drenica, Amrllahu, Shamolli, Ademi dhe Mejzinolli, si dhe vetë të akuzuarve, gjykata me qëllim të efikasitetit të procedurës, ka bërë veçimin e procedurës për të akuzuarit Valmir dhe Endrit Shala, të cilët sipas gjykatës gjenden në arrati dhe ndaj tyre më 10 gusht 2023 është lëshuar urdhërarrest.

Të ngjashme