Del raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 15 qytetarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

27 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

  •  Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19
  • Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.
  •  Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
  •  Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
  •  Nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
  •  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
  •  Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399.
  •  Në total numri i rasteve aktive është 270.

Të ngjashme