Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj.
Delawie përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo është një ditë e pikëlluar për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Një ditë e pikëlluar për drejtësinë në Kosovë, ku prokurori jep dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesës së përkrahjes. është shqetësuese në veçanti kur ai ishte duke punuar në rastin e mashtrimit masiv të pensioneve”, ka shkruar Delawie.
Më tej Delawie ka theksuar se Kosova duhet të provojë angazhimin e saj për sundimin e ligjit jo vetëm duke mbështetur prokurorët, por edhe duke siguruar që të gjithë ata që janë të dënuar të kryejnë dënimin.