Në organizimin e ditës së dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”, mori pjesë edhe ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie.
Në panelin me temën “Korrupsioni si kërcënim ndaj demokracisë”, Delawie iu drejtua grave duke iu thënë se udhëheqësve të shtetit duhet t’iu bëjnë me dije se i kanë zgjedhur për të punuar për to dhe jo për interesa individuale, raporton Ekonomia Online.
“Ndërtimi i qeverisjes së mirë dhe luftimi i korrupsionit janë prioritetet e mia kryesore këtu, përparimi në këto çështje mundëoson gjithçka në Kosovë. Duhet ta dijnë se prijësit e Kosovës po punojnë për arritjen e qëllimeve për pranim të baranartë për çdo qytetar”.
Delawie deklaroi se është turpëruese për Kosovën që në mesin e ministrave janë vetëm dy gra dhe asnjë grua nuk është kryetare e ndonjë komune.
“Është turpëruese për Kosovën që janë vetëm dy ministre në Qeveri, nuk ka asnjë kryetare të komunave, duhet të punojmë më shumë të gjithë për këtë çështje”.
“Një ndër armët më të mira në luftën kundër korrupsionit është urgjenca për të luftuar, vlerësim të performacës së gjyqssorit, largim të zyrtarëve të korruptuar, pastrim të prokurimit publik. Jemi krenar që kemi bashkëpunuar në këto çështje dhe do të jemi të përkushtuar, sfida vjen nga brenda, ndryshimi vjen nga brenda.
“Duhet të merrni pjesë, të ngritni zërin për të kërkuar më shumë. Duhet t’i përkujtoni udhëheqëseve se i keni përzgjedh për ti shërbyer publikut dhe jo interesave të tyre”.
Ndërsa George Marshall nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë tha se korrupsioni përfshin më shumë gratë sepse janë më të cenueshme sesa burrat.
“Korrupsioni është çështje që ka të bëjë me sundimin e ligjit, por nuk zbatohen, ata të fuqishmit i bëjnë viktima të dobëtit dhe kjo është korrupsion. Derisa gratë i nënshtrohen formave të njëjta të korrupsionit sepse priren të jenë më të cenueshme, në mënyrë joproporcionale korrupsioni ndikon tek të varfërit”.
“Siguroni mundësinë grave që të marrin pjesë në jetën politike, luftimi i korrupsionit kërkon vullnet politik”.
Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian ka theksuar se shkalla e lartë e korrupsionit pengon pjesëmarrjen e gruas në shoqëri.
“Kosova nuk bën përjashtim në luftimin e korrupsionit. Është dukuri që mund të luftohet, por do të jetë e suksseshme nëse ato luftojnë së bashku, askush nuk duhet të perfshihet pas të pamundshmes. Kur flasim per luftën kundër korrupsionit është një ndërlidhje që nuk mund ta mohojmë”.
“Atu ku nuk ka fuqizim të grave nuk ka shoqëri të barabartë. Duhet të punojmë në ngritjen e grave në shoqëri dhe qëllim i secilit qytetar të Kosovës. Na duhet konsensus nacional për të luftuar dukuritë që shfuqizojnë gratë. Reformat që kërkohen nga Kosova janë substanciale dhe prekin sektorët e ndryshëm”.
Hoxha shtoi se mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është rritja e transparences, derisa shtoi se pjesa më e madhe e rrugës drejt BE-së është luftimi i korrupsionit.
“Është koha e fundit që të gjithë ne të fitojmë luftën duke respektuar pavarësinë e secilit dhe mënyra me efikase për të luftuar korrupsionin është rritja e transparences”.
“Ky është një kusht që duhet të raportojmë të bëjmë progres, rruga drejt BE-së është e paalterantivë, është e gjthë institucioneve. Pjesa kryesore e integrimit në BE është luftimi i korrupsionit, përkushtimi është por duhet të prodhojmë rezultate”.
Nuk mund të ketë demokraci nëse nuk luftojmë korrupsionin, që pengon edhe pjesëmarrjen e gruas në shoqërinë tonë”.