Ambadasori amerikan, Greg Delawie, është ndarë i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 22 tetorit, njofton Klan Kosova.
Ai për Klan Kosovën tha se gjatë tërë ditës kanë bërë vëzhgime në Ferizaj, Shterpcë, Prizren dhe vende të tjera.
“Ambasada jonë ka 36 ekipe të ndryshme që po e bëjnë vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, dhe jemi shumë të kënaqur me procesin”, tha ai.
Delawie njoftoi se pas përmbylljes së qendrave të votimit, ata do ta bëjnë edhe vëzhgimin e numërimit të votave, me të gjitha ekipet e tyre.