Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie me një postim në Twitter ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin në votime.
Ai e ka vlerësuar si një ditë të madhe 11 qershorin për Kosovën, kurse ka shtuar se Amerika gjithmonë do të mbetet partner, transmeton lajmi.net
“Dilni dhe votoni. Për qytetarët është një ditë e madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA është krenar që është partner i juaji”, ka thënë Delawie.
Ambasada e Amerikës dje gjatë ditës ka publikuar edhe një video-mesazh ku ka kërkaur zgjedhje të lira dhe demokratike.