Ambasadori amerikan, Greg Delawie për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka thënë se është me rëndësi që të sigurohen faktet e duhura
Ai gjithashtu ka shkruar se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në këtë hetim.
“Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim”, ka shkruar ambasadori Delawie.