Delawie për largimin e deputetëve nga seancat: Fokusohuni në punët urgjente

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 17:16 | Nga
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie, ka reaguar ndaj largimit nga dy seancat e fundit të deputetëve të partive politike.
Delawie përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se është i zhgënjyer me largimin e deputetëve nga seancat parlamentare.

“Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve, të përqendrohen në punët urgjente për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Delawie.

Kujtojmë, se dje deputetët e koalicionit qeverisës lëshuan seancën e Kuvendit si shenjë revolte ndaj korrupsionit brenda EULEX-it. Më pas edhe LDK-ja, janë larguar nga seanca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme