Delegacioni i ushtrisë gjermane viziton ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, diskutohet për planin bilateral M2M

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, një delegacion i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ushtrisë gjermane ka zhvilluar vizite pune.

Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë, në këtë takim u realizuan bisedimet bilaterale në të cilat është përpiluar plani bilateral M2M (ushtri me ushtri).

“Bazuar në këtë plan përcaktohet mbajtja e aktiviteteve te përbashkëta ushtarake për vitin 2025, në mes të Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Bundeswehr”, thuhet në njoftim.

Kjo ngjarje tradicionale në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale te Gjermanisë, theksohet se forcon lidhjen e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes si dhe ndihmon ne rritjen e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake te FSK.

Të ngjashme