Deliu-Kodra, Kurtit: Nuk ke mandat ta mbash shtetin peng

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar së Albin Kurti nuk ke mandat për të mbajtur peng shtetin e Kosovës.

Ajo e ka ftuar edhe një herë liderin e VV-së që të konstituoi Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kushtetuta është mbi të gjithë.

“Edhe sot para Qeverisë, për t’ia thënë troç: Albin Kurti, nuk ke mandat ta mbash shtetin peng! Hajde në Kuvend, ndale bllokadën dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Institucionet e Kosovës nuk mund të sakrifikohen për interesin dhe kalkulimet e një njeriu. Kushtetuta është mbi ty. Shteti është mbi pushtetin tënd”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme