Deliu-Kodra në Kuvend: FIT po e shqyrton mundësinë e largimit të përkohshëm nga Policia

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 12:57 | Nga Valmire Abdullahu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Njësia më Elitare e Policisë së Kosovës, FIT, është duke shqyrtuar largimin nga ky institucion për shkak të pakënaqësive.

Deliu nga seanca e Kuvendit ku po diskutohet për Rezolutën për Policinë, e ku pozita nuk po merr pjesë, tha se kjo njësi e cila bojkoti mbrëmë edhe “Darkën e Lamës” të shtruar nga presidentja Osmani për shkak të pakënaqësive në raport me kërkesat që i kanë pasur, raporton Ekonomia Online.

“Nuk duhet harru që ndërkohë që ne sot po flasim Njësia Speciale Intervenuese, e njohur si FIT është duke shqyrtuar  mundësinë largimin të përkohshëm nga Policia e Kosovës për shkak të pakënaqësive me Qeverinë në raport me kërkesat që ata i kanë pasur e që nuk u janë plotësuar”.

“Pjesëtarët e kësaj njësie morën pjesë në zmbrapsjen e terroristëve në Banjskë, të njëjtit sot po e shqyrtojnë mundësinë që të largohen nga Policia. A e kuptoni se çka do të thotë kjo për Kosovën. E njëjta njësi e refuzoi edhe ftesën e presidentes Osmani mbrëmë. Darka e mbrëmshmshme shpërfaqi edhe një herë qasjen e këtij pushteti karshi kategorive më të ndjeshme në vend , pra për Policinë. Ky pushtet na tregoi edhe një herë se ka vetëm mburrje e fjalime patetike, darka e lëmosh dhe jo vullnet politik për ta ndihmuar Policinë e Kosovës”.

Të ngjashme