Dema dëgjon hallet e studentëve, merr lëvdata për punën në UP

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i UP-së, Marian Dema, ka mbajtur aktivitetin “Diskutim & kafe me rektorin”, me ç’rast absolventët patën mundësi të bisedojnë për sfidat përgjatë studimeve, raporton EkonomiaOnline.

Dema, e hapi bashkëbisedimin me studentë, duke thënë se mburret që është rektori i Universitetit të Prishtinës, dhe se i vjen mirë që po mbahen këto takime me studentë.

“Sigurisht qe ka pasur edhe të tjerë që kanë dashur të marrin pjesë në ketë takim periodik me juve, prandaj mburrem që jam i pari i Universitetit të Prishtinës, universiteti me më së shumti renome në trojet shqiptare” tha Dema.

Myrvete Badivuku – Pantina,  pro rektore për financa  u shpreh se janë këtu të dëgjojnë sfidat dhe shqetësimet e studentëve.

“Sot jemi këtu me juve bashkë me rektori. Të flasin për sfidat për arritjet e juaja por të flasim edhe për shqetësimet dhe natyrisht edhe për idetë e juaja nëse keni” tha Badivuku.

Ndërsa studentët u shprehën falënderues ndaj rektorit për kushtet dhe mundësitë që u ofrohen në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tyre ata kanë kaluar nëpër sfida, por të cilat janë normale për studentët kudo në botë.

Të ngjashme