Dema: Më 1 tetor UP-ja do ta ketë rektorin e ri, unë s’do të kandidoj

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 08:05 | Nga Lira Klaiqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, këtë vit, do të zgjedhë strukturat e reja. Më 1 tetor do të fillojë punën rektori i ri i universitetit.

Po ashtu do të zgjidhen edhe këshillat e fakulteteve, dekanët dhe anëtarët e Senatit. Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, rektori i këtij universiteti Marjan Dema.

“Ky proces ka filluar para se të dalim nga objektet. Është bërë rregullorja për zgjedhje, është caktuar Komisioni Qendror Zgjedhor, është caktuar buxheti. Mirëpo për shkak të situatës tash këto do të shtyhen. Edhe këtu kemi bërë dy përgatitje, dy versione plani A, sipas datave nëse kthehemi të bëhen në objekte sikurse janë bërë të gjitha proceset zgjedhore sepse këtu universiteti është në zgjedhje kemi zgjedhjet e studentëve, të këshillave të fakulteteve, të dekanëve senatit dhe këtë vit do të zgjidhet edhe rektori, sepse mandati im përfundon këtë vit”.

“Më 1 tetor do ta kthemi rektorin e ri. Nëse kthehemi do të ketë zgjedhje vetëm se ato do të spostohen koha nëse jo i kemi bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të bëhen në mënyrë virtuale”, ka thënë Dema për Ekonomia Online. 

Ai ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë më për rektor.

“Jo nuk do ta kandidojë”, ka thënë Dema.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për organizimin e mësimit online. Dema është shprehu se mësimi virtual ka shumë mirë dhe se pjesëmarrja e studentëve është më e lartë.

“Po pandemia e COVUD-19 e ka ndryshuar përditshmërinë reale të botës në këtë kontekst edhe ët Universitetit të Prishtinës. UP në kohë reale është përgatitur jo vetëm për këtë sfidë por të gjitha sfidat që janë paraqitur prej ardhjes së këtij lidershipi. Kemi bërë përgatitjet që ta kalohet nga mësimi tradicional në mësimin virtual. Janë përgatitur të gjitha udhëzimet, manualet, njoftimet në mënyrë që tu ofrohet studentëve ajo që u është ofruar edhe përpara me të vetmin dallim që kjo të bëhet nga distanca”.

“Ka pasur sfida dhe ende i kemi ato sfida për shkak të lëndëve që janë të lidhur me laboratore dhe praktikë. Jemi përgatitur edhe për këtë fushë që varësisht prej situatës e kemi planifikuar planin strategjik nga mësimi fizik në atë virtual i kemi të gjitha versionet varësisht prej kohës që ta plotësojmë mësimin për lëndët që kemi sfida. Jemi të kënaqur me organizmin, monitorimin e tyre e sidomos me pjesëmarrjen. Lirisht mund ta them pjesëmarrje më e madhe sesa pjesëmarrja në objekte fizike”, ka thënë ai.

Sipas rektorit Dema, të gjitha shërbimet në universitet janë ofruar.

“Jo vetëm që mësimi është mbajtur, por  janë mbajtur të gjitha aktivitetet, është organizuar mbrojtja e diplomave, ka filluar mbrojtja e temave master”, ka thënë Dema.

Ai ka thënë se UP me të gjitha kapacitetet është angazhuar në ndihmë të komunitetit.

“Fillimisht kemi organizuar ligjërata, pastaj kemi krijuar një ekip të emergjencës i cili është duke punuar edhe tash. Bindja jonë është që kjo situatë nuk do të zgjidhet menjëherë sepse ne jemi duke u përgatitur të funksionojmë në situata të tilla, studentët janë duke kryer punë vullnetare, kemi thirrur edhe profesorët e pensionuar.”, ka thënë ai.

Dema ka thënë se kjo përvoja e kalimit online është shumë përvojë e mirë dhe se do ta shohin mundësinë që edhe në të ardhmen disa aktivitete të organizohen virtualisht.  

“Kjo ishte një përvojë e mirë e cila na i ka hapur sytë për shumë mësime alternative për të cilat kemi qenë të vetëdijshëm por nuk i kemi ushtruar. D.m.th ka qenë një përvojë shumë e mirë. Përvojë që në të ardhmen presim ta kombinojmë. Rezultatet në disa fusha janë më të mira sesa disa që i kemi pasur në këtë mësimin tradicional. Në fund kemi ndërmend të bëjmë një konferencë që të nxjerrim të gjitha mësimet nga ky mësim alternativ. Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe në të ardhmen që studentëve të ju japim konsultimet për kurse, tema të diplomave, master të organizohen në mënyrë virtuale”, ka thënë Dema për Ekonomia Online.

Rektori është shprehur se nëse vazhdon kjo situatë UP është e gatshme edhe për organizmin online të provimit pranues.

 “Jemi marr edhe me këtë çështje. Kjo varet edhe nga disa kushte paraprake, përfundimi i maturës. Ne do të përgatitemi që t’i realizojmë sipas një orari të caktuar. Orari për këto kategori do të punojmë me orar më të zgjatur që të respektohet distanca dhe të gjitha kriteret në fuqi. Nuk shoh ndonjë vështirësi në organizmin e provimit pranues, provimeve të afatit të qershorit. Qoftë online ose trajtë fizike sepse ky menaxhent është duke u përgatitur që të jetojmë me këtë virus”, ka thënë Dema.

Dema ka thënë se kriter kryesor gjatë kësaj kohe ka qenë ruajtja e cilësisë.

“Tash varet si do të jetë gjendja ne do të organizojmë provimin pranues me një orar më të zgjatur sepse në këto momente nuk kemi siguri, por jemi që ta bëjmë orarin më të zgjatur. Për detaje do të njoftohet opinioni. Për të gjitha veprimtaritë e kemi bërë planin në mënyrë që  çdo gjë të zhvillohet. Kriter kryesor ka qenë të mos ulet cilësia. Nuk besoj sepse mësimi është duke u monitoruar edhe më saktë se përpara. Pastaj kurset, lëndët që janë nga fushat specifike do t;i kompensojmë më vonë. Kemi punuar të jemi në harmoni me standardet që i kemi”, tha ai.

Edhe këtë vit UP-ja planifikon të pranojë diku 8 mijë e 500 studentë.

“Numri i të interesuarve ka rënë në tërë botën por edhe në Kosovë. Ne pranojmë diku rreth 8 mijë e 500 studentë, por nuk është konkurrenca që ka qenë përpara. Studentët zgjedhjen e parë e kanë UP për shkak të stafit, kushteve, imazhit, stafit. Numri nuk do të lëvizë, jemi të interesuar që në disa programe ku kemi numër të madh të diplomuarve të kemi një zbritje. Në fushat e tjera do të jetë pothuajse i njëjti numër”, tha Dema.

Ai ka thënë se sipas informatave që kanë asnjë profesor dhe asnjë student nuk janë prekur nga Coronavirusi.

“Fatbardhësisht nuk kemi asnjë profesor asnjë student për sa kemi informata. Lajm i mirë se studentët edhe stafi kanë treguar nivel të lartë se si të ruhemi nga ky virus i dëmshëm që do ta ndërrojë kahen e botës”, tha ai.

Të ngjashme