Shefi i deputetëve të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se demarkacioni nuk ka nevojë të shkojë në Arbitrazh, pasi që, sipas tij, po i falet tokë Malit të Zi. Ai ka shkuar edhe më larg duke e krahasuar Murat Mehën me figurën e Esat Pashë Toptanit
Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Arbitrazh, por ka nevojë që t’i tregohet Murat Mehës se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është gabim dhe kjo ka ndodhur pasi që ka punuar me direktiva të Hashim Thaçit.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke shtuar se nuk do ta pengojnë Mehën derisa flet në tryezën e sotme, por nuk do të pranohet si e drejtë puna e tij.
Konjufca, madje, thotë se Meha e di mirë ku është kufiri, meqë, siç ka thënë ai, është njeri i fushës, por këtë po e bën nga presioni politik…