Dëme të konsiderueshme nga breshëri në Skenderaj

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 14:53 | Nga

Breshëri që ka rënë gjatë pasdites së djeshme në territorin e Komunës së Skenderajt ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra.

Sipas vlerësimeve fillestare dëmet janë të mëdha sidomos në bujqësi duke përfshirë sipërfaqet e mbjella me misër, pemë dhe perime, me qepë dhe në serra. Por, ende nuk dihet saktësisht vlera e dëmeve të shkaktuara.

Komuna e Skenderajt tashmë ka formuar Komisionin përkatës për vlerësimin e dëmeve, i cili do të mbledhë të dhëna të sakta në lidhje me dëmet e shkaktuara. Ndërkohë edhe fermerët kanë filluar që në mëngjesin e ditës së sotme të raportojnë për dëmet e shkaktuara në pronat e tyre bujqësore.

Komuna e Skenderajt, pas mbledhjes së të dhënave për dëmet e shkaktuar nga breshëri, do të bëjë raportin e vlerësimit të dëmeve, raport ky që do t’i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë, bashkë me kërkesën për kompensimin të dëmeve.

Fshatrat më të prekura nga reshjet e breshrit janë: Polaci, Prekazi, Prelloci, Kozhica, Çirezi, Krysheci, një pjesë e qytetit të Skenderajt, e të tjera.

Breshëri që ka rënë dje në Skenderaj ka qenë shkatërrues për shkak të sasisë së madhe, kohëzgjatjes së rënies dhe për shkak të madhësisë së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme