Stuhia e përcjell me breshër që goditi dje Komunën e Istogut ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë.
Kjo ka bërë që ministri i Bujqësisë, Armend Muja të dalë në terren.
Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Ilir Feratin.
Ndërsa pas takimit Muja ka vizituar edhe disa nga arat në të cilat breshëri ka dëmtuar kulturat bujqësore.

